Politike

"Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për SPAK-un"/ Rama ironizon sërish Berishën: Një fishkëllimë bufit dhe do vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori

Rama ironizoi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke thënë se të ishte për të, SPAK do të ishte shkrirë si institucion. Kreu i qeverisë vijoi ironitë duke thënë se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK-un.

25 Shkurt 2025, 19:05 Nga B.Z
"Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë e PS në Tiranë, teksa po fliste për luftën kundër korrupsionit u shpreh se askush jashtë PS nuk u kërkon dot llogari për këtë gjë.

 Gjithashtu, Rama ironizoi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha, duke thënë se të ishte për të, SPAK do të ishte shkrirë si institucion. Kreu i qeverisë vijoi ironitë duke thënë se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK-un.

“Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK, ikën. Kush e mban stafetën tani? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu”, deklaroi Rama.

edi rama spak sali berisha

Sondazh

Poll