Politike

Rama: Ne garantojmë reformën në drejtësi, për herë të parë në historinë e vet funksionon e pavarur!

Rama gjithashtu u shpreh se për herë të parë në Shqipëri ka funksionuar një drejtësi e pavarur dhe kjo falë edhe mbështetjes së madhe që ka marrë nga qeveria.

25 Shkurt 2025, 18:30 Nga DOSJA
Rama: Ne garantojmë reformën në drejtësi, për herë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14, theksoi se reforma në drejtësi është mbështetur nga PS. Rama gjithashtu u shpreh se për herë të parë në Shqipëri ka funksionuar një drejtësi e pavarur dhe kjo falë edhe mbështetjes së madhe që ka marrë nga qeveria. Më tej ai tha se një gabim i një drejtësie të pavarur, por që sipas tij ka edhe mangësi kushton jetë njerëzish.

“Ne garantojmë reformën në drejtësi, BE i vë vulën.  Kur ka faza lufte intensive kundër korrupsionit, perceptimi i përkeqësohet. Por faktet janë aty. Një drejtësi që për herë të parë në historinë e vet funksionon e pavarur. Ndryshimi midis gabimeve që bën cilido tjetër, një gabim i bashkisë X në mbjelljen e pemëve, kushton 100 pemë që thahen. Një gabim i një sistemi drejtësie që është i pavarur, por që ka mangësi të tjera kushton jetë njerëzish. Rruga tjetër është kthehu aty ku ishte dhe vazhdon loja…”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll