Politike

"Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga 1990"/ Rama: Shqipëria është më pranë BE! E merituam, jo dhuratë

Rama gjatë fjalës së tij u ndal tek ulja e çmimit të energjisë elektrike, si edhe procesi drejt integrimit europian.

25 Shkurt 2025, 18:15 Nga E. D
"Kemi bërë uljen e parë të çmimit të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me asamblenë socialiste në Tiranë. Rama gjatë fjalës së tij u ndal tek ulja e çmimit të energjisë elektrike, si edhe procesi drejt integrimit europian. Rama gjithashtu u shpreh se Shqipëria ka punuar dhe tashmë ka një tjetër panoramë në sytë e shteteve të tjera. Gjithashtu ai theksoi se nga një vend i shpërfillur Shqipëria tani është më pranë BE. Më tej Kryeministri tha se ulja e çmimit të energjisë është bërë për herë të parë që nga 1990.

Kemi bërë uljen e parë të çmimit të energjisë që nga 1990. Ulëm një lek në nëntë lekë. U ul 10.5 %. Duhen shumë gjëra akoma, mund të bëhen tani më shpejt dhe më thjesht sepse është bërë një bazë shumë e mirë. BE nuk bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape. Kur t’i i ke bërë detyrat dhe ata kanë disa halle të tjera, thonë se nuk i ke bërë të mirë. Por politikë të thotë se nuk e ke bërë këtë dhe ne na duhet të afrojmë, nuk ekziston," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll