VIDEO/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë, një grup qytetarësh futen në sallë: Kryetari ka dhënë një leje ndërtimi pa na pyetur fare dhe na ka bllokuar jetën
Një grup qytetarësh nga zona e Orikumit kanë hyrë në sallën e mbledhjes që në nisje të saj.
25 Shkurt 2025, 17:20Nga M.B
Foto nga mbledhja
VLORA- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Vlorë është zhvilluar mes tensionesh. Një grup qytetarësh nga zona e Orikumit kanë hyrë në sallën e mbledhjes që në nisje të saj. Njëri prej këtyre qytetarëve foli para Këshillit dhe tha se kryebashkiaku i Vlorës ka dhënë një leje ndërtimi në zonën e tyre pa i pyetur. Ai deklaroi se kjo po vështirëson jetë. Gjithashtu qytetari kërkoi zgjidhje nga Këshilli duke thënë se grupi i qytetarëve aty nuk kishte ardhur për politikë, por për problemin e tyre.
"Kemi ardhur se po na zë kuçedra ujin, po vjen kuçedra dhe po na zë frymën. Ne nuk kemi ardhur të bëni luftë ju këtu të ziheni me njëri-tjetrin, të zgjidhni problemet politike tuajat. Ky popull që është këtu është demokrat, socialist, zogist është komunitet i zonës sonë i Dukatit, i Tragjasit i Orikumit dhe kemi ardhur të na zgjidhni problem sepse kryetari i Bashkisë ka dhënë në shkellje të ligjit, pa na pyetur fare, ka dhënë një leje ndërtimi pa na pyetur fare dhe na ka bllokuar jetën.
Po na merr jetën për të bërë një fshat qënatyra nuk e ka bërë, si ka dhënë as ujë, asgjë, për të bërë një fshat turistik andej apo ça do të bëjë ai dhe të më shpërgulë mua, të më marrë jetën e brezave tonë e fëmijëve tonë kjo është e padrejtë. Këtë na zgjidhni, mos e hidhni në politikë, s'kemi ardh për politikë", tha qytetari.