25 Shkurt 2025, 18:08
Nga b.z\
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë u ndal edhe te çështja e shumëpërfolur e korrupsionit. Kreu i qeverisë deklaroi se zona më e prekur e korrupsionit në vend është gara për fondet dhe tenderat pasi bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë.
Rama deklaroi më tej, se sipas raportit të publikuar nga Bashkimi Evropian Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurorimeve publike në rajon. Rama thotë se në krahasim nga dikur që sipas tij kemi qënë "ibret" në prokurimet publike, sot jemi të parët.
Rama: Tani, nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka në garat për fondet, tenderat apo jo? Ajo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni, sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parave.
Sot - nuk e themi ne këtë, po e thotë Bashkimi Europian, përmes strukturës së vet, që merret me analizën faktike, jo me gazetat dhe me portalet dhe me kanalet, - Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimeve publike në rajon dhe është me diferencë. Ne jemi 80 pikë, vendi i dytë është 71 pikë, 71 pikë, që është Mali i Zi, që është bashkë me ne, më afër derës së anëtarësimit. Pastaj vijnë të tjerë. Ne jemi të parë në prokurimet publike. Nuk kemi qenë në këtë pozicion, kemi qenë ibret. Sot jemi të parët. Ku është tjetër? Është tek të gjitha ato radha e histori që për një certifikatë paguheshin lekë përpara se shkohej aty tek kopshti, te njësia pesë. Një tmerr i madh, “jo kam letër, jo s'kam letër”. Hajde, nesër”, “jo s’punon printeri, s'kam bojën e printerit” radhë e gjatë, për të marrë një dokument që ti ekziston. Të gjitha këto nuk ekzistojnë më. E dini se janë 47 milionë të llogaritura, 47 milionë kontakte për të marrë një dokument me e-Albania, që tani merret edhe nga brenda dhe nga jashtë. Tani ata që janë jashtë në diasporë, nuk ka nevojë fare të vijnë në Shqipëri për të bërë letra të caktuara. I bëjnë me telefon edhe nga Australia. 47 milionë kontakte që më parë ishin, “jo më jep ndonjë gjë, jo të jap ndonjë gjë, jo prit, jo hajde, jo fut mik”, por natyrisht që unë nuk e kam se si ta mohoj që të kemi akoma një problem jo të vogël me hipotekën.
edi rama
Politike
25 Shkurt 2025, 18:12
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës. Rama gjatë fjalës s&eu...
Politike
25 Shkurt 2025, 17:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshua...
Politike
25 Shkurt 2025, 18:02
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimin me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë, u ndal edhe te...
Politike
25 Shkurt 2025, 17:55
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri, Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me asambletë socialiste të disa ...
Politike
25 Shkurt 2025, 17:20
M.B
Foto nga mbledhja
VLORA- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Vlorë është zhvilluar mes tensionesh. Një grup qytetarësh nga ...
Politike
25 Shkurt 2025, 17:02
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se...
Politike
25 Shkurt 2025, 16:28
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat ka folur mbi 24 ...
Politike
25 Shkurt 2025, 16:22
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie ...
Politike
25 Shkurt 2025, 16:13
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti ...
Politike
25 Shkurt 2025, 15:16
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”,...