Politike

Ekonomia në vend/ Rama: Është një betejë e vazhdueshme! Në sektorin privat pagat po rriten me shpejtësi ...

Kreu i qeverisë deklaroi se ekonomia ëhstë një betejë e përditshme dhe e vazhdueshme. Ai deklaroi se Shqipëria e ka bërë pagën mesatare në sektorin publik 930 euro, ndërsa shtoi se në sektorin privat pagat po rriten me shpejtësi. 

25 Shkurt 2025, 17:55 Nga B.Z
Ekonomia në vend/ Rama: Është një betejë e vazhdueshme!
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri, Edi Rama, po zhvillon këtë të martë një takim me asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit Rama u ndal edhe te ekonomia në vend. 

Kreu i qeverisë deklaroi se ekonomia ëhstë një betejë e përditshme dhe e vazhdueshme. Ai deklaroi se Shqipëria e ka bërë pagën mesatare në sektorin publik 930 euro, ndërsa shtoi se në sektorin privat pagat po rriten me shpejtësi. 

Rama: Tani unë e di që e mira s'ka fund, unë e di që, kur vjen puna tek ekonomia, nuk është asnjëherë shumë mirë dhe në asnjë vend të botës nuk thonë: - O jemi shumë mirë. Patjetër që kjo është një betejë e përditshme dhe e vazhdueshme. Por ama, le ta ngrejë dorën kush e mendonte që ne do të arrinim që të kishim sot pagën mesatare në sektorin publik 930 euro. Le ta ngrejë dorën, e të më thotë mua: - Po unë e kam menduar! Dhe në sektorin privat, po ashtu pagat po rriten me shpejtësi, pavarësisht se aty problematika është që nuk janë të gjitha ende të deklaruara ashtu si duhet. 

edi rama

Sondazh

Poll