Politike

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama: E përjetoj si hakmarrje! Kemi bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjitha vendet e tjera...

Rama deklaroi më tej se anëtarësimin e Shqipërisë në BE e përjeton si një hakmarrje për të gjitha llojet e poshtërimeve që u janë bërë shqiptarëve për shumë vite.

25 Shkurt 2025, 18:14 Nga B.Z
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama: E përjetoj
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të idsa njësive në Tiranë, është ndalur edhe te Anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Gjatë fjalës së tij për të pranishmit kreu i qeverisë deklaroi se ky është një moment kyç për hisorinë e vendit tonë. 

Rama deklaroi se dy letra të tjera kanë ardhur në fillim janari në fund shkurti për të hapur prap dy kapituj të tjerë, dhe sipas tij Shqipëria ka bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjitha vendet e tjera.

Rama deklaroi më tej se anëtarësimin e Shqipërisë në BE e përjeton si një hakmarrje për të gjitha llojet e poshtërimeve që u janë bërë shqiptarëve për shumë vite.

Rama: Nuk mund ta humbi Shqipëria këtë moment. Besoni, është momenti kyç në historinë tonë. Ne duhet të jemi aty, duhet të jemi gati, siç kemi qenë deri tani. Dy letra të tjera na kanë ardhur në fund të janarit, në fillim të shkurtit, për të hapur  prapë dy grup-kapituj të tjerë, pra faktikisht kemi bërë hapjen më të shpejtë të kapitujve nga të gjithë vendet e tjera krahasimisht, sepse po ia bëjmë hyzmetin shumë fortë kësaj pune që të arrijmë është hapur një derë, duhet të hyjmë brenda. Dhe kjo është diçka që unë personalisht, sinqerisht, personalisht, unë e përjetoj si hakmarrje.

Hakmarrje për të gjitha llojet e poshtërimeve që na janë bërë njëqind vjet. Për faj të tyre, për fajin tonë, nuk ka pikë rëndësie. Hakmarrje për gjithçka kanë hequr shqiptarët, ç’keni hequr ju bashkë me mua e të tjerët, nuk ka rëndësi, qoftë dhe njëherë, duke kaluar atë kufirin atje me pashaportën, duke të parë ai kështu sikur për shef një bandit dhe mbi të gjitha hakmarrje për fëmijët tanë. Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Ai moment ndryshon gjithçka. Është një ndryshim kolosal.

edi rama

Sondazh

Poll