Politike

"Jam këtu që të vendos Albania tek tryeza e KE", Rama: Do marr hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët! Polici më shihte kur isha emigrant sikur do bëja ndonjë akt terrorist

Rama shtoi se ai do të marrë hak për veten dhe emigrantët shqiptarë të cilët policia i shikonte sikur do të bënin ndonjë akt terrorist.

25 Shkurt 2025, 09:21 Nga N.F
"Jam këtu që të vendos Albania tek tryeza e KE", Rama:
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në lidhjen e tij live në "Facebook" në rubrikën "Sy m'sy" u shpreh se ai është në krye të detyrës për të vendosur flamurin e Shqipërisë në tryezën e Këshillit Europian. Rama shtoi se ai do të marrë hak për veten dhe emigrantët shqiptarë të cilët policia i shikonte sikur do të bënin ndonjë akt terrorist.

Rama theksoi se në aeroportet e botës nuk njihej pasaporta shqiptare. Sipas tij ai është në krye të detyrës për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët për të gjitha poshtërimet që u janë bërë përfshirë edhe atij.

"Unë jam këtu që të vendos atë Albania tek tryeza e Këshillit Europian. Jam këtu për të marrë hak për veten time, kur kam qenë emigrant dhe pavarësisht se nuk rija në ura, por kur kaloja kufirin e aeroporteve nuk njihej pasaporta shqiptare dhe më shihet polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist. Jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët.

Jam për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ja kemi bërë ne vetes. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët, por dhe të tjerët. Jam këtu për të marr hak për fëmijët tanë, fëmijët e mi, atë më të voglin, dhe të gjitha ata si ai që të jenë të barabartë dhe mos ti shohë njeri nga lart poshtë. Jam për të marrë hak për emigrantët që janë në Greqi, Itali apo Angli që janë me dy emrat dhe nuk kthehen sot te emri origjinal, se kur janë regjistruar si refugjatë luftë të Kosovës," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll