Politike

"E solli Amerika, e mban Amerika", Rama: SPAK është institucion i krijuar nga PS, bufi është përbetuar ta shkrijë

Rama tha se sot Shqipëria kosiderohet vend i zhvilluar dhe në zhvillim dhe nuk flitet më për buk por për kosto të tjera financiare. 

25 Shkurt 2025, 08:55 Nga r.ll
"E solli Amerika, e mban Amerika", Rama: SPAK është
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komenteve në platformën e rrjeteve të tij sociale, ku një prej tyre ishte se "shqiptarët nuk kanë bukë të hanë". Duke iu përgjigjur komentuesit, Rama tha se sot Shqipëria kosiderohet vend i zhvilluar dhe në zhvillim dhe nuk flitet më për buk por për kosto të tjera financiare. 

Më tej, kreu i qeverisë foli lidhur me insitucionet e reja të drejtësisë, ku u shpreh se SPAK është një insitucion i krijuar nga Partia Socialiste. Ai tha se ky insitucion nuk mbahet më nga Amerika, ndërsa kujtoi sërish deklaratat e kryetarit të opozitës, Sali Berishës për mbylljen e SPAK.

"Jemi në diskutim me qeverinë amerikane për një fond që Shqipërisë i është dhënë në parim, presim të miratohet. Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar, hyjmë te vendet në zhvillim, jo i nënzhvilluar. Nuk flasim më për buk, por për nivel tjetër të jetesës, për kosto të tjera financiare.

Pjesa e fundit, lufta antikorrupsion me institucionet e reja të drejtësisë. Ky është vullnet i PS. SPAK është insitucion i krijuar nga PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika. Tani Amerika nuk është më. I ka tërhequr njerëzit e vet. Keni dëgjuar ndonjë reagim nga ambasada amerika për presione ndaj drejtësisë?

Bëhet fjalë për insitucione të reja dhe kanë nevojë për kritika konstruktive. Tani kush e mban SPAK-un. Këneta është përbetuar permes gojës së bufit të shkrijë SPAK. Nëse do isha dhe un i shqetsuar për këtë, atëherë kjo do ishte e thjeshtë fare. Me një fishkëllimë vjen bufi se e sjell tmerri që ka nga SPAK.", tha Rama. 

edi rama spak

Sondazh

Poll