24 Shkurt 2025, 22:51
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. i ftuar në emisionin Çim Peka Live, Berisha u shpreh se, ditën e zgjedhjeve të vitit 2021, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ishte shprehur se ‘kurrë mos thuaj kurrë’.
Berisha u shpreh se, aty kishte parë se, Basha nuk e çonte dot më përpara PD, sepse demokratët humbën në një klimë të shkëlqyer. Më tej ai thotë se ka mbështetur çdo person që ka shprehur dëshirën për të kandiduar në PD, ndërsa përmend rastin e Eduart Selimit, ish-kryetar i PD.
‘Nëse ju gjeni një njeri të vetëm që unë i kam thënë, mos kandido e keni të drejtë. Ishte një njeri dhe ky ishte Eduart Selami, ish-kryetar i PD. Më erdhi në zyrë në 2017 dhe më tha, Sali unë do të kandidoj. Shumë mirë Eduart i thashë. Po unë nuk kandidoja pa ardhur tek ti. Po ti mund të kandidosh i thashë se, i ke të gjitha të dhënat.
Një këshillë kam unë i thashë, sigurohu që të kesh njerëz që të të përfaqësojnë në qendrat e votimit. Eduarti kandidoi dhe unë nuk bëra asnjë anësim, as tek njeri dhe as tjetri.
Pasi humbi Eduarti, ai nisi të thotë se, më tradhtuan. Absolutisht jo. Meqë më thoni, ju nuk e dini votën time. Nuk kam lobuar aspak. Përkundrazi në 2021 ditën e votimit gazetarët që më kanë pyetur, kurrë mos thuaj kurrë.
Nuk e dija se do të më sanksiononin, por e dija se ky nuk kishte sensin e dorëheqjes dhe e dija se, ky nuk e çonte PD përpara, e prandaj kam thënë, ‘kurrë mos thuaj kurrë’, ditën e votimit.
Tani humbëm njëherë, humbëm për së dyti kur kishte një klimë të shkëlqyer. Por ky e mbylli fushatën në mënyrën më të dështuar në 32 vite. Kurrë, nuk kisha parë një mbyllje të tillë fushate. Ndërkohë që kundërshtari bënte dy mbyllje, një në sheshin Skënderbej dhe tjetrën në lungomaren e Vlorës, secila nga 5 orë’, tha ndër të tjera, kreu i PD-së.
sali berisha zgjedhje
Politike
24 Shkurt 2025, 22:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë dëshminë e ish-n...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:37
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të hënë për zgjedhjet parlamentar...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:32
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar këtë të hënë administratën e Joe Bid...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:25
B.Z
Ilirjan Celibashi
TIRANË - Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi, ka folur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 ...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:16
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Po...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer se pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017, i kishte kë...
Politike
24 Shkurt 2025, 20:52
I.A
George Soros
SHBA- Një artikull mbi financimet e USAid në Ballkan është bërë nga media amerikane 'Townhall'. Në artikull...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:57
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sërish nga qelia e burgut në lidhje me dialogun e publikuar k...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:49
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet më të fun...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:39
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala...