Politike

"Shqipëria madhështore"/ Berisha flet për sloganin e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit: Në 2005 deklarova se do ta sjell vendin në moshë dixhitale...

Berisha shtoi ndër të tjera se slogani ka për qëllim të tregojë se do të jetë Shqipëria e Inteligjencës Artificiale, Shqipëria e Criptomonedhës dhe Shqipëria e Data-Center sipas tij nga më të fuqishmet.

24 Shkurt 2025, 22:37 Nga B.Z
"Shqipëria madhështore"/ Berisha flet për sloganin e
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të hënë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I ftuar në emisionin Çim Peka Live, Berisha u ndal edhe te slogani i Partisë Demokratike, ‘Shqipëria Madhështore’, teksa u shpreh se  se në vitin 2005 kur erdhi në pushtet, ai solli Shqipërinë në moshën dixhitale, dhe projekti i sotëm është Shqipëria e Hi-Tech që do jetë Shqipëria madhështore.

Berisha shtoi ndër të tjera se slogani ka për qëllim të tregojë se do të jetë Shqipëria e Inteligjencës Artificiale, Shqipëria e Criptomonedhës dhe Shqipëria e Data-Center sipas tij nga më të fuqishmet.

Berisha: Kur unë erdha në pushtet në 2005, interneti në Shqipëri kishte një penetrim 4.8% dhe kur unë deklarova se do ta sjellë Shqipërinë në moshë dixhitale, më tallën mediat. Kur unë ika dhe Edi Rama filloi mohimin e gjithçkaje, qe një zonjë e Bankës Botërore e cila i tha se unë po vija nga Greqia në Shqipëri, u ndala në një fshat që ishte Çërrava dhe më thanë mos ke nevojë për internet dhe aty gjeta internet falas. Shqipëria do të bëhet e madhe përsëri dhe do të bëhet me Hi-Tech. S’ka më kthim mbrapa. Madhështia do jetë përpapra. Do jetë Shqipëria e Inteligjencës Artificiale, do jetë Shqipëria e Criptomonedhës por jo e Olsi Ramës por me sistemin më transparent, do të jetë Shqipëria e Data-Center nga më të fuqishmet. Vetëm një Shqipëri Hi-Tech mund të jetë një Shqipër madhështore. Ky është projekti im. Shqipëria e Hi-Tech do jetë Shqipëria madhështore. 

sali berisha

Sondazh

Poll