24 Shkurt 2025, 22:57
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha premtoi se në tre muajt e parë të qeverisjes së Partisë Demokratike, në Shqipëri do të zhduket varfëria ekstreme. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, Berisha theksoi se nuk do të ketë pension minimal nën 200 euro, si dhe rrogë minimale 500. Sipas Berishës, paratë për të rritur rrogat dhe pensionet do të merren aty ku sot vidhen nga qeveritarët.
"Ana pozitive e kësaj fushate është programi që ne shpallim dhe këneta e Edi Ramës. Ju e dëgjoni që ai çdo ditë ka bërë personazh kryesor të fjalës së tij, kënetën, shapikë, bretkosat, shabat, hardhucat. Çdo ditë po paraqesim para shqiptarëve një program i cili në mënyrën më të sigurtë, 3 muajt e parë zhduk varfërinë ekstreme. Varfëria ekstreme në çdo vend të lirë të BE nuk ka, si hiqet, shumë e thjeshtë, jepen para. Sot varfëria ekstreme nga 1.03% sot është rreth 3.6%, varfëria ekstreme.
Çfarë do bëhet? Do vendoset minimumi jetik 200 euro, secili që merr 200% në Shqipër nuk është më në varfëri ekstreme. Në Shqipëri sot pensionet janë, në fshat 120 euro pensioni mesatar 170 euro por ka një gjë, 57% e të gjitha pensioneve janë të pjesshme dhe jo të plotë. Vizë të gjitha këtyre dhe do japim 200 euro secilit prej tyre. Përveç kësaj rritje e pensioneve të tjera.
Pse në vitin 2013 pensionet tona ishin më të larta në rajon dhe Mali i Zi sot e ka 3 herë më të lartë se ne, merr 450 euro pension mesatar, pse serbi merr 320 euro pensionin mesatar... Kur shpërndan të ardhurat duhet tu japësh një pjesë qyetarëve, këta i ngrinë rrogat. Rrogat e larta u dyfishuan dhe trefishuan. Unë e kam deklaruar, rrogat e larta nuk do të rriten. Tre muajt e parë do jepen 200 euro pension dhe rroga minimale 500 euro. Do i marr paratë aty ku vidhen," tha Berisha.
sali berisha
Politike
24 Shkurt 2025, 22:51
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar këtë të hënë zgjedhjet parlamentare t&eu...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë dëshminë e ish-n...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:37
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur këtë të hënë për zgjedhjet parlamentar...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:32
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar këtë të hënë administratën e Joe Bid...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:25
B.Z
Ilirjan Celibashi
TIRANË - Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi, ka folur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 ...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:16
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Po...
Politike
24 Shkurt 2025, 22:08
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer se pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017, i kishte kë...
Politike
24 Shkurt 2025, 20:52
I.A
George Soros
SHBA- Një artikull mbi financimet e USAid në Ballkan është bërë nga media amerikane 'Townhall'. Në artikull...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:57
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar sërish nga qelia e burgut në lidhje me dialogun e publikuar k...
Politike
24 Shkurt 2025, 21:49
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë zhvillimet më të fun...