Politike

Akuzat e Ahmetajt drejt qeverisë/ Berisha: I besoj plotësisht përderisa nuk janë kundërshtuar asnjëherë! Çdo popull do derdhej në rrugë me ato dëshmi...

Berisha u shpreh se i beson të gjitha dëshmitë e Ahmetaj kundër Ramës, duke qënë se ky i fundit nuk i kundërshtoi asnjëherë ato.

24 Shkurt 2025, 22:44 Nga B.Z
Akuzat e Ahmetajt drejt qeverisë/ Berisha: I besoj plotësisht
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar këtë të hënë dëshminë e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj për akuzat drejt qeverisë dhe kryeministit Edi Rama.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, Berisha u shpreh se i beson të gjitha dëshmitë e Ahmetaj kundër Ramës, duke qënë se ky i fundit nuk i kundërshtoi asnjëherë ato.

Gjithashtu Berisha theksoi se arrestimet e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetit të PD, Ervin Salianji ndikuan negativisht te qytetarët pasi panë që mund të arrestoheshin, por nga ana tjetër ato sollën shpërthimet e shqiptarëve në diasporë, pasi sipas tij janë shpërthime kundër diktaturës.

Berisha: Çdo popull do derdhej në rrugë me ato dëshmi që bëri Arben Ahmetaj. Rama nuk ka kundërshtuar asnjë të vetme, as atë që ia ka imponuar Erion Veliaj firmën për djegësin e Tiranës. Unë e besoj plotësisht atë dhe prandaj Veliaj po i çon çdo ditë habere nga qelia. Opozita dhe populli është në një klimë terrori. Nuk ka popull në botë që të ketë parë një ish-president të zvarritet rrugës. Po t’i çohej mandati ai do paraqitej vetë, por jo ai duhet të kundërshtonte. A ndikoi burgosja e Ervin Salianjit? Po ndikoi sepse Edi Rama tregoi se mund të arrestonte këdo.

Por ndikoi edhe nga ana tjetër, dhe ja ku janë shpërthimet, janë shpërthime kundër diktaturës. Edi Rama po flet me veten dhe pas zgjedhjeve do të shkojë të flasë edhe në një vend tjetër. Njëherë i ra tavolinës me grushte por mund t’i bjerë edhe me kokë, por po i ra me kokë, ai është edhe i konsumuar dhe s’dihet a ngrihet më.

sali berisha arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll