Politike

"Këneta është vetë një fund", Rama: Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze

Rama theksoi se patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes së tyre të madhe. Sipas tij patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze.

25 Shkurt 2025, 08:38 Nga DOSJA
"Këneta është vetë një fund", Rama:
rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm po zhvillon një komunikim online në rubrikën e tij "Sy m'sy". Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se patronazhistët janë më të mobilizuar dhe të vendosur. Ai shtoi se ka besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes.

Rama theksoi se patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes së tyre të madhe. Sipas tij patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze. Ai gjithashtu iu përgjigj një komenti nga ndjekësit të cilët i shkruan që të mos përdorë fjalë fyese. Rama u përgjigj duke thënë se fjala kënetë nuk është fyese por një fakt dhe realitet. Sipas tij opozita është një kënetë edhe mos më keq.

"Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet. Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve, janë më të mobilizuar dhe të vendosur. Kam besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes.

Patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe. Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze. Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë jetër, ndërsa të tjerët nuk e dinë se çfarë janë ata. Këneta nuk është fjalë fyese, është fakt, realitet, dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike, që shfaqet në formën e një uji të ndenjur, ku ma ha mendja që i bien dhe pak në qafë atyre speciave, në krahasim me speciet e kënetës sonë, kryejnë ca funksione. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë," tha Rama.

rama

Sondazh

Poll