Sport

“Brazili duhet të bëjë me Neymarin atë që bëri Argjentina me Leo Messin”...

Trajneri i Santos, Pedro Caixinha, është i bindur se skuadra braziliane duhet ta vendosë Neymarin në qendër të projektit të saj për të fituar Kupën e Botës 2026, ashtu siç bëri Argjentina në 2022 me Lionel Messin.

24 Shkurt 2025, 20:01 Nga DOSJA
“Brazili duhet të bëjë me Neymarin atë që

BRAZIL - Pedro Caixinha, trajneri i Santos, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Limeira të dielën në kampionatin Paulista (3-0), është shprehur:

“Neymar është një gjeni, një gjeni futbolli. Por ai është një person shumë modest. Për ata që nuk e njohin, si unë, marrëdhënia me të është e lehtë. Ai dëshiron të fitojë dhe të jetë konkurrues.

Neymar donte të vinte të luante këtu me ne, ne duhet të bëjmë gjithçka që ai të jetë i lumtur dhe të gjejë lumturinë e tij duke luajtur futboll, duke kapërcyer vështirësitë e këtyre dy viteve të fundit. Dhe që kjo kauzë të bëhet ajo e Brazilit gjatë Kupës së Botës 2026, kjo është ajo që ai ka në mendje.

Kjo është arsyeja pse ai u kthye në Santos, për të gjetur sërish atë lumturi. Dhe pastaj të jetë në gjendje të ndihmojë Brazilin në atë që ka shumë të ngjarë të jetë Botërori i tij i fundit. Më kujtohet se si ishte Argjentina me Messin.

Ata krijuan një kauzë për Messin. Që ata të bëhen kampionë. Që Messi të bëhet kampion bote. Unë mendoj se i gjithë Brazili duhet të bëjë të njëjtën gjë.

Përgjegjësia jonë e përditshme është ta ndihmojmë atë të rritet dhe të fitojë vetëbesim. Nëse i gjen të gjitha këto me Santosin, me siguri do t'i gjejë me kombëtaren braziliane. Nëse e gjen këtu dhe me Brazilin, do të thosha se gjërat mund të ndodhin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Shkurt 2025, 18:50

ZYRTARE/ Rangers shkarkon trajnerin...

SKOCI - Rangers njoftoi mbrëmjen e së dielës se Philippe Clément nuk është më trajneri i ekipit të parë, ku ...