Sport

Sergio Conceição i mbijetoi takimit urgjent me drejtuesit e Milanit…

Trajneri portugez merr votëbesimin nga drejtuesit e klubit kuqezi

24 Shkurt 2025, 14:59 Nga DOSJA
Sergio Conceição i mbijetoi takimit urgjent me drejtuesit e

ITALI - Drejtuesit e lartë të Milanit (Zlatan Ibrahimovic, Geoffrey Moncada dhe Giorgio Furlan) mbajtën një takim urgjent me Sérgio Conceição dje në mëngjes dhe, sipas 'Gazzetta dello Sport', i shprehën edhe një herë besimin trajnerit portugez.

Mbledhja u zhvillua disa orë pas humbjes (1-2) ndaj Torinos (e shtunë), e cila përfaqësoi një hap prapa në garën për “Top 4”-shen e Serisë A.

Sipas gazetës italiane, fajin për humbjen në Torino e kishin lojtarët dhe jo trajneri. Nga ana tjetër, 'Calciomercato' tha se askush nuk do të jetë i sigurt nëse situata aktuale, e konsideruar e paqëndrueshme, nuk ndryshon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll