Sport

"Kam pasur çaste të bukura te Man.United": Ten Hag kujton kohën e tij në Old Trafford...

Trajneri holandez ishte i ftuari i fundit në podkastin "SEG Stories".

24 Shkurt 2025, 15:58 Nga DOSJA
"Kam pasur çaste të bukura te Man.United": Ten Hag kujton

ANGLI - Erik ten Hag ishte i ftuari i fundit në 'SEG Stories', një podcast holandez që ka bërë një intervistë ekskluzive me ish-trajnerin e Manchester United dhe paraardhësin e Ruben Amorim, këtë të martë.

Në fakt, koha në Old Trafford ishte një nga temat më të diskutuara gjatë gjithë episodit. "Ne patëm shumë momente të shkëlqyera te Manchester United, por siç them gjithmonë: ka vend përherë për përmirësim.

E mira nuk është mjaft e mirë," tha Ten Hag, një nga deklaratat e holandezit, që shfaqet në videon ngacmuese që SEG Stories publikoi për të promovuar intervistën e së martës.

I vendosur për të nisur një projekt të ri vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm, Ten Hag zbuloi se i mungon ende atmosfera në stadium. “Tashmë kam vendosur që nuk do të pranoj asnjë punë deri më 1 korrik, ndaj deri në fillimin e sezonit të ri”, ka zbuluar ai, duke përfunduar: “Nëse ka një gjë që më mungon, është Old Trafford”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SEG Stories (@segstories)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll