Sport

Supë dhe sanduiçe për të gjithë: shkurtimet e shpenzimeve te United arrijnë edhe në mensë!

Bashkëpronar i “Djajve të Kuq”, Sir Jim Ratcliffe shkurton sërish shpenzimet e klubit

24 Shkurt 2025, 15:12 Nga DOSJA
Supë dhe sanduiçe për të gjithë: shkurtimet e

ANGLI - Sir Jim Ratcliffe mbetet i përkushtuar ndaj misionit të ti,j për të mbajtur shpenzimet e Manchester United në minimum.

Pas shkurtimeve të para financiare, të cilat kulmuan me largimin nga puna të disa dhjetëra punonjësve, bashkëpronari i “Djajve të Kuq” prezantoi një tjetër paketë ndryshimesh që synojnë uljen e mëtejshme të kostove, me më të fundit, sipas gazetës ‘The Sun’ këtë të hënë, që prek... edhe mensën e klubit.

Sipas këtij burimi, tani e tutje të gjitha skuadrat e futbollit, me përjashtim të skuadrës kryesore, dhe ekipet e tjera sportive të Manchester United do të kenë të drejtë për supë dhe sanduiçe vetëm kur do të shkojnë në mensën e klubit.

Ky ndryshim do të lejojë administratën e “Djajve të Kuq” të reduktojë disa kosto të rëndësishme që lidhen me shpenzimet e dedikuara për ushqimin e sportistëve, megjithëse shumat e përfshira ende nuk janë bërë të ditura.

Një tjetër nga masat e futura së fundmi në paketën e re të reduktimeve dhe ndryshimeve në klub, ka prekur ekipin e të rinjve. Sipas 'The Sun', skuadra duhej të luante ndeshjen e fundit të FA Youth Cup në Leigh Sports Village, vendi që normalisht pret ndeshjet e ekipit të futbollit të femrave të Manchester United.

U-18 zakonisht luanin ndeshjet e tyre të Kupës së të Rinjve FA në fushë në Old Trafford, një vend me një kapacitet për rreth 75.000 tifozë në tribuna. Tani ata do të duhet të luajnë në një stadium me kapacitet për 12 mijë tifozë. I njëjti burim tregon se ky ndryshim i vogël i ka mundësuar klubit të kursejë rreth 7.600 euro vetëm në ndeshjen e fundit.

Edhe pse kjo është një shkurtim relativisht i parëndësishëm për një klub të përmasave të Manchester United, lëvizja mund të ketë një ndikim më të madh, pasi numri i lojërave të U-18 që luajnë në këtë kompeticion rritet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll