Sport

Shënoi një gol shumë të bukur, Qazim Laçi në formacionin e javës në Çeki!...

Gjithashtu mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, është vlerësuar nga “Soffascore” me notën 9.2.

24 Shkurt 2025, 15:26 Nga DOSJA

ÇEKI - Mesfushori kuqezi Qazim Laçi ka shkëlqyer ndeshjen që Sparta Prague fitoi 2-1 ndaj Ceske Budejovice.

Një sfidë shumë e rëndësishme për ekipin e shqiptarit Laçi, që shënoi golin e dytë për t’u dhuruar të tijve 3 pikë të vlefshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare arriti të realizojë dy gola në këtë sfidë, por vetëm njëri ishte i vlefshëm, ai i shënur në minutën e 64-t të takimit.

Paraqitja e tij është vlerësuar në Çeki, me shqiptarin që ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës së 23-të të kampionatit. Gjithashtu është vlerësuar nga “Soffascore” me notën 9.2.

Nota më e lartë e marrë një lojtar në këtë javë të kampionati, me Laçin që vlerësohet më mirë se të gjithë.

Shënoi një gol shumë të bukur, Qazim Laçi në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll