Sport

Milani po përgatit revolucionin për verën e ardhshme: flitet për largimin e Leão, Theos dhe Maignan...

“Gazzetta dello Sport” nuk e përjashton largimin e tre lojtarëve

24 Shkurt 2025, 16:13 Nga DOSJA
Milani po përgatit revolucionin për verën e ardhshme: flitet

ITALI - Pas zhgënjimit, me humbjen ndaj Feyenoord në play-off për hyrjen në 'raundin e 16-të' të Champions League, Milani po përgatit ndryshime drastike në skuadër, ku nuk përjashtohet edhe shitja e tre yjeve të tij më të mëdhenj - Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao.

Madje, gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se situata e portugezit është veçanërisht komplekse për shkak të klauzolës së lirimit prej 175 milionë eurosh. Meqenëse forma e Leão ka qenë mjaft e paqëndrueshme, nuk ka asnjë klub të interesuar të investojë një shumë kaq të lartë për lojtarin.

Sa i përket Maignan, performanca e portierit francez, i cili ka qenë portier i kuqezinjve për katër sezone, ka qenë zhgënjyese nga këndvështrimi i drejtuesve. Gabimet e rënda kundër Feyenoord dhe Torinos ishin ndoshta pika e fundit dhe as fakti që ai rinovoi së fundmi kontratën (deri në vitin 2029) nuk ka gjasa të pengojë largimin e tij.

Në lidhje me Theo, ‘La Gazzetta’ pretendon se Milani nuk do t’ia zgjasë kontratën mbrojtësit të majtë francez, e cila përfundon në qershor të vitit 2026. Prandaj ai ose do të shitet në merkaton e ardhshme ose do të largohet falas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll