Sport

Vajzat kuqezi U19, shkëlqejnë përballë Azerbaijxhanit!

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi më 24 shkurt ndaj Irlandës së Veriut.

21 Shkurt 2025, 20:49 Nga DOSJA

Vajzat kuqezi U19, shkëlqejnë përballë Azerbaijxhanit!

TIRANE - Shqipëria U-19 për vajza triumfoi me rezultatin 4-0 ndaj Azerbajxhanit, sfidë e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Europian U-19. Dopieta e Xhesika Ndoj dhe Rosela Vasës i dha fitoren skuadrës kuqezi, të drejtuar nga trajnerja Luçije Gjini.

Trajnerja shqiptare hodhi në fushë këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Herta Hasaj, Angela Nika, Stiljana Guga, Stela Vata, Klesta Ago, Rosela Vasa, Rigela Hysa, Era Methoxha, Xhesika Ndoj (c), Adela Qose.

Vajzat kuqezi U19, shkëlqejnë përballë Azerbaijxhanit!

Kombëtarja shqiptare dominoi që nga fillimi i takimit, duke krijuar raste të shumta shënimi. Avantazhi erdhi në minutën e 22-të me një gol të kapitenes Xhesika Ndoj, ndërsa skuadra kontrolloi lojën deri në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria e nis furishëm dhe Ndoj realizon golin e dytë për vajzat kuqezi në minutën e 47-të. Vajzat e drejtuara nga Gjini vijuan me ritëm të lartë, ndërsa Rosela Vasa shënoi dy herë radhazi, në minutat 56’ dhe 69’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-0. Një fitore mëse e merituar për Kombëtaren U-19, e cila tregoi karakter dhe vendosmëri në këtë sfidë.

Vajzat kuqezi U19, shkëlqejnë përballë Azerbaijxhanit!

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e tretë dhe të fundit të këtij raundi më 24 shkurt ndaj Irlandës së Veriut. Takimi do të luhet në stadiumin ‘Egnatia Arena’ në orën 14:30 dhe hyrja do të jetë falas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll