Aktualitet

Me lot në sy, Violeta Zotaj dënon me shpirt të birin: Drita i ka dhënë gji Visit, të më vriste më mirë mua se atë

10 Janar 2020, 11:09 Nga DOSJA
Me lot në sy, Violeta Zotaj dënon me shpirt të birin: Drita i ka

FIER-Violeta Zotaj, mamaja e Ergys Zotajt, njërit prej autorëve të krimit makabër në Mallakastër, ku u lidh, torturua dhe më pas u mbyt në rezervuarin e qytetit, dënon ashpër krimin e të birit.

E pyetur nga gazetarët, ajo thotë se Drita e ka ushqyer edhe me gji, të birin e saj, dhe se situata e krijuar, e ka bërë që të mendojë se më mirë i biri të vriste vetë të ëmën, sesa 51-vjeçaren.

Ervisi ka pirë qumësht tek ajo…e merrte dhe i thoshte “do pish sisë te gegeja”. Të bëjë Visi im këtë, më dhemb shpirti për Dritën. E kisha shumë shoqe, më 2 Janar e takova dhe e urova për festat. Ajo s’më dëgjon… ngrehu Drita dëgjo ca po them. Drita, Hairi dhe çuni Vani ishin njerëz florinj. Ne hanim e pinim bashkë. Punonim në arë bashkë me Dritën. Vani (djali i viktimës) dhe Visi janë njësoj. Të arrijë djali im të bëjë vrasje tek ajo nuk ka mundësi…ai të më vriste mua pastaj të shkonte atje”, shprehet mes lotësh Violeta Zotaj, banore e fshatit Gjerbës të Mallakastrës.

Krimi i rëndë tronditit disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve 16 vjeçari, Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shume parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ergys zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj violeta zotaj ergys zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj violeta zotaj

Sondazh

Poll