Bota

Qëlloi për vdekje punonjësin e kazinosë, rrihet barbarisht ish-polici në Burgun e Pejës

10 Janar 2020, 12:28 Nga DOSJA
Qëlloi për vdekje punonjësin e kazinosë, rrihet barbarisht

PEJË- Katër të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë kanë sulmuar fizikisht ish-policin Shefki Spahiu, i cili qëlloi për vdekje punonjësin e një kazinoje në Suharekë, disa muaj më parë.

Në bazë të shënimit zyrtar dhe deklaratat e oficerit, Gazeta Sinjali raporton se 24-vjeçari me inicialet M.L., bashkë me 3 të paraburgosur të tjerë (A.K., D.L. dhe E.B.) të dielën e 5 janarit, pas ngrënies së drekës kanë rrahur ish-policin Shefki Spahiu.  Pas kësaj kanë ndërhyrë oficerët dhe të paraburgosurit e tjerë.

Si pasojë e lëndimeve, Spahiut i është dashur të marrë trajtim mjekësor.Pas rrahjes, të paraburgosurit që e sulmuan ish-policin janë veçuar për shkaqe sigurie, ndërkaq ndaj 24-vjeçarit M.L., Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur një aktvendim duke e dënuar. Me kërkesë të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, në aktvendimin të cilin e ka siguruar Gazeta “Sinjali”, theksohet se kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova ka vendosur që 24-vjeçarit nga dita e djeshme deri më 8 shkurt t’ia ndalojë vizitat nga familjarët dhe korrespodencat përmes mjeteve të komunikimit.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni rrihet i burgosuri ne peje shefki spahiu rrihet i burgosuri ne peje shefki spahiu

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2020, 09:26

IRAN– Shefi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit thotë se kutitë e zeza të avionit ukrainas në Iran, do të zbulojnë shkakun e vërtetë të incidentit tragj...