Bota

Kaosi në Australi/ “Mega zjarret” mund të shkatërrojnë gjithçka mbrëmjen e sotme, autoritetet u bëjnë thirrje qyteta

10 Janar 2020, 10:44 Nga DOSJA
Kaosi në Australi/ “Mega zjarret” mund të

AUSTRALI– Dy prej zjarreve më të mëdha në Australi, ka të ngjarë të shkrihen në të ashtuquajturën “mega zjarri” mbrëmjen e sotme, kanë paralajmëruar autoritetet.

Bashkimi i dy zjarreve pritet në kufirin e Australisë, ndërsa prej ditësh është bërë thirrje që njerëzit të largohen nga këto zona.

Kryeministri Scott Morrison paralajmëroi se e premtja do të jetë një ditë e vështirë në shtetet lindore, sipas parashikimeve të nxehtësisë, erërave të forta dhe vetëtimës së furishme pa prezencën e shiut.

Gjithashtu edhe në Australinë e Jugut, ishulli Kangaroo u është përballur me zjarre masive duke bërë  shkrumb e hi çdo gjë.

Një zëdhënës i zjarrëfikësit në Uellsin e Ri Jugor, ka thënë për BBC se bashkimi i zjarreve, mund të dalë jashtë kontrollit.

Më shumë se 100 zjarre janë aktivë  në “NSW”, prandaj dhe rreziku është po aq i madh në Victoria.

Në çdo zonë të Victorias dhe të Uellsit të Ri autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur tragjedinë.

Zjarret në Uellsin e Ri kanë shkatërruar rreth 1 mijë shtëpi që nga 1 janari i 2020.

Morrison tha që dy anije janë larg bregdetit të Uellsit të Ri, të gatshme për të evakuuar banorët nëse do të jetë e nevojshme.

Burimi: BBC 

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ne mbremjen e 10 janarit priten zjarre masive zjarret ne australi ne mbremjen e 10 janarit priten zjarre masive zjarret ne australi

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2020, 09:26

IRAN– Shefi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Iranit thotë se kutitë e zeza të avionit ukrainas në Iran, do të zbulojnë shkakun e vërtetë të incidentit tragj...