Sport

E FUNDIT/ Walter Mazzarri gati të nisë një aventurë të madhe larg Italisë…

“Esteghlal i ka ofruar Mazzarrit kontratë deri në qershor 2026 për t'u bërë trajneri i tij. Klubi iranian ka vënë në tavolinë një shumë të madhe për këto 16 muaj: dy milionë euro!”

21 Shkurt 2025, 11:00 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Walter Mazzarri gati të nisë një aventurë të

ITALI - Walter Mazzarri është gati për një aventurë në Iran. Pasi u kontaktua pak kohë më parë nga  Persepolis, me të cilin nuk u arrit marrëveshje, ish-trajneri i Interit ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Esteghlal.

Kështu raporton Nicolò Schira. “Esteghlal i ka ofruar Mazzarrit kontratë deri në qershor 2026 për t'u bërë trajneri i tij. Klubi iranian ka vënë në tavolinë një shumë të madhe për këto 16 muaj: dy milionë euro!

Trajneri është duke e menduar dhe do të marrë një vendim së shpejti”, ka shkruar gazetari në postimin e tij. Me pak fjalë, Mazzarri mund të largohet nga Evropa dhe të nisë një aventurë të re në Iran.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll