Sport

Boban kundër Ibrahimovicit pas Feyenoordit: "Ju e shpërbëtë Milanin e Scudettos"

Ish-lojtari kroat sulmoi këshilltarin e lartë të RedBird pas eliminimit të kuqezinjve nga Champions League

21 Shkurt 2025, 08:00 Nga DOSJA
Boban kundër Ibrahimovicit pas Feyenoordit: "Ju e

ITALI - Përplasja Ibrahimovic-Boban pas Milan-Feyenoord. Në pas ndeshjen që eliminoi kuqezinjtë nga Champions League, të dy këto figura ishin protagonistë të një tjetër përplasjeje të transmetuar drejtpërdrejt në TV.

Ish-lojtari kroat kritikoi ashpër punën e klubit milanez dhe në veçanti atë të ish-sulmuesit suedez, tashmë këshilltar i lartë i RedBird.

"Champions League ishte një synim. Në fillim të sezonit donim të fitonim kampionatin, - tha Ibra pas zhgënjimit 1-1 në San Siro, - arritëm të triumfojmë në Superkupë, ende mungon Kupa e Italisë. Për historinë e këtij klubi duhet të synojmë trofe. Ky Milan është dy herë më i fortë se ai për të cilin kam luajtur për Scudetton."

Një analizë që nuk gjeti marrëveshje me Zvonimir Boban, komentues në studiot e SkySport: "Duhet ekuilibër në gjykime. Se Milani kishte një mesfushë të jashtëzakonshme me Bennacer, Kessié dhe Tonali.

Kishin Saelemaekers që siguronte ekuilibrin, Theo Hernandez dhe Leao ishin në një nivel tjetër". Më pas ai akuzon: "Ajo skuadër që fitoi kampionatin dhe arriti në gjysmëfinale të Champions League, u shpërbë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll