Sport

Futbollisti shqiptar zgjidhet në ekipin e javës në Champions-it, Juventusi gati ta blejë!

Jashari ishte një nga protagonistët e fitores në Bergamo, duke ndihmuar skuadrën e tij të dominojë betejën në mesfushë përballë makinerisë së mrekullueshme të Gian Piero Gasperini-t.

21 Shkurt 2025, 00:34 Nga DOSJA
Futbollisti shqiptar zgjidhet në ekipin e javës në Champions-it,

ITALI - Juventusi po ndjek nga afër Ardon Jasharin, një nga zbulimet më të mëdha të sezonit te Club Brugge. Jashari ishte një nga protagonistët e fitores në Bergamo, duke ndihmuar skuadrën e tij të dominojë betejën në mesfushë përballë makinerisë së mrekullueshme të Gian Piero Gasperinit. 22-vjeçari këtë sezon nuk kanë kaluar pa u vënë re, madje mësohet se edhe Juvetusi ka kërkuar informacion për të.

Lojtari shqiptar, me shtetësi zvicerane u transferua nga Luzerna te Club Brugge verën e kaluar me belgët që paguan 6 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Por pas një sezoni të jashtëzakonshëm në klubin e tij të ri, drejtuesit e Club Brugge janë të gatshëm ta lënë të ikë vetëm nëse ofrohet një shumë e madhe.

Bardhezinjtë janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për ta marrë Jasharin nga Brugge. Sidoqoftë, Juventusit i duhet të përballet me konkurrencën e Napolit, që gjithashtu ka kërkuar informacion për lojtarin. E njëjta gjë vlen edhe për Atalantën, e cila tani e njeh mirë mesfushorin në rritje, që spikati në duelet me lojtarë si Marten de Roon dhe Ederson.

Megjithatë, Club Brugge po kërkon 30 milionë euro për të lejuar largimin e tij, duke shpresuar që të ketë një luftë çmimesh që do të çojë çmimin më lart. Nga ana e tij, Juventusi do të mund të bëjë një investim të tillë vetëm nëse siguron një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas humbjes së rëndë të mbrëmshme nga PSV Eindhoven.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll