Sport

Pulisic mohon konfliktin me Conceiçao: "Asnjëherë nuk jam grindur me trajnerin dhe nuk kam kërkuar që të largohem"

Amerikani mohoi zërat për një përballje të ashpër me trajnerin portugez pas humbjes në Zagreb: "Gënjeshtra të papranueshme"

21 Shkurt 2025, 10:00 Nga DOSJA
Pulisic mohon konfliktin me Conceiçao: "Asnjëherë nuk jam

ITALI - "Unë nuk kam debatuar kurrë me trajnerin dhe nuk kam kërkuar kurrë të largohem. Jam shumë i lumtur te Milani dhe dua të vazhdoj ta vesh këtë fanelë", këto janë fjalët në llogarinë e Milan X nga Christian Pulisic. 

“Jokeri”, pak pas drekës, hoqi rrobat e tij të “Captain America” dhe u shndërrua në “Aquaman” për të  shuar zjarrin që dukej se po shpërtheu nga brenda dhomës së zhveshjes së Milanit.

Në zanafillë të këtyre fjalëve, ishte indiskrecioni i nisur nga Repubblica, sipas të cilës amerikani pati një debat të rëndë me Conceicaon në pas-ndeshjen Dinamo Zagreb - Milan. Një çarje aq e thellë sa që futbollisti ka kërkuar edhe të transferohet.

“Leximi i këtyre gënjeshtrave është i papranueshëm, por ne të gjithë do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të luftojmë së bashku në fushë, për klubin dhe për tifozët tanë”, përfundoi numri 11 i kuqezinjve.

Bota e Milanit nuk mund të gjejë paqe. Pas eliminimit nga Champions League nga Feyenoordi, kanë nisur gjyqet e Theo Hernandez, si personi kryesor përgjegjës për fatkeqësinë me përjashtimin, që dënoi “Djajtë” dhe ekipin në përgjithësi.

Kritikat nuk kursyen as trajnerin Conceicao, i cili përfundoi në bankën e të akuzuarve për menaxhimin e tij të ndeshjes që nuk ishte plotësisht bindës: pas kartonit të kuq për Theo, trajneri portugez nuk mundi të drejtonte ndeshjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll