Sport

PSV i kërkon UEFA-s ta zhvillojë ndeshjen e parë të 1/16-tave të Champions League, më 5 mars për shkak të karnavaleve...

Për shkak të festimeve të karnavaleve në qytet, PSV dhe komuna e Eindhoven paraqitën një kërkesë në UEFA të enjten për të luajtur ndeshjen e tyre në shtëpi të raundit të 16-të të Champions League, të mërkurën, më 5 mars, në vend të të martës 4.

21 Shkurt 2025, 09:00 Nga DOSJA
PSV i kërkon UEFA-s ta zhvillojë ndeshjen e parë të

HOLANDE - Pasi mundi Juventusin të mërkurën (3-1 pas kohës shtesë), PSV do të mësojë këtë të premte në orën 12:00 se kush do të jetë kundërshtari i tyre në 1/16 e Champions League, me Interin apo Arsenalin në meny.

Ndërkohë, klubi holandez dhe komuna e Eindhoven kanë paraqitur një kërkesë në UEFA për të luajtur ndeshjen e pare, të mërkurën, më 5 mars (e marta 4, është mundësia tjetër). Shkak janë festat e karnavaleve të qytetit, të cilat zhvillohen çdo vit dhe këtë herë do të zhvillohen nga data 28 shkurt deri më 4 mars.

Në sezonin 2006-2007, PSV kishte paraqitur tashmë një kërkesë të ngjashme, por UEFA nuk u përgjigj pozitivisht. Skuadra e Ronald Koeman duhej të luante ndeshjen e 1/16-tës të martën kundër Arsenalit (fitore 1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll