Sport

Ish-presidenti i Federatës së Tunizisë dënohet me 4 vite burg për korrupsion!...

Wadie Jary, ish-presidenti i Federatës së Futbollit Tunizian, u dënua me katër vjet burg të enjten në Tunis për korrupsion.

21 Shkurt 2025, 10:30 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Federatës së Tunizisë dënohet me 4 vite

TUNIZI - Ish-presidenti i Federatës Tuniziane të Futbollit (FTF), Wadie Jary, u dënua këtë të enjte me katër vjet burg për korrupsion nga një gjykatë në Tunis, njoftoi për AFP avokati i tij Kamel Ben Khelil. Ky i fundit shtoi se do ta apelojë vendimin.

Wadie Jary, i cili ishte president i federatës pa ndërprerje që nga viti 2012, u vu në paraburgim në tetor 2023. Shkak ishte një "ankim gjyqësor i paraqitur nga ministria në lidhje me paligjshmërinë e një kontrate të lidhur midis Federatës dhe një drejtori teknik", tha në atë kohë një zëdhënës i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve.

Ish-presidenti i FTF-së i është dashur të përballet në vitet e fundit me akuza të shumta për trukime ndeshjesh, parregullsi financiare dhe pastrim parash, të cilat ai i ka mohuar. Mediat tuniziane kanë raportuar edhe për konflikte mes Jarit dhe Ministrisë së Sporteve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll