Sport

Derbi i Stambollit... Arbitri slloven do të gjykojë ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce!

Pas polemikave të muajve të fundit mes dy skuadrave, Federata Turke ka vendosur t'ia besojë derbin një arbitri slloven

21 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA
Derbi i Stambollit... Arbitri slloven do të gjykojë ndeshjen

TURQI - Pas polemikave të shumta arbitrare, që i paraprinë derbit të Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes, me akuza të ndërsjella për favore dhe korrupsion, që ndezën një ekspert të fushës si Jose Mourinho, trajner i verdhebluve, Federata Turke ka vendosur që slloveni Slavko Vinçiç të arbitrojë ndeshjen.

Arbitri me eksperiencë evropiane, i freskët nga ndeshja PSV - Juventus, i promovuar në gazetat kryesore sportive, është zgjedhur nga federata për ndeshjen që do të luhet të hënën e ardhshme, në orën 18.00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll