Sport

Dhuna në futboll edhe në Kupat e Europës, ndërpritet Anderlecht-Fenerbahce! - VIDEO

20 Shkurt 2025, 22:24 Nga DOSJA
Dhuna në futboll edhe në Kupat e Europës, ndërpritet

BELGJIKE - Një situatë e jashtëzakonshme në Belgjikë, ku ndeshja e kthimit e playoff-eve të Europa League mes Anderlecht dhe Fenerbahce u ndërpre pas vetëm disa minutash. Arbitri urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të ndeshjes, duke ftuar të dyja skuadrat të kthehen në dhomat e zhveshjes.

Por pse u ndërpre ndeshja Anderlecht-Fenerbahce e Europa League? Ndeshja kishte filluar normalisht dhe skuadra turke, e drejtuar nga Mourinho, kaloi menjëherë në avantazh pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

Më pas ndodhi pezullimi i papritur, sipas "Sky Sport", për shkak të fyerjeve të dyshuara raciste nga publiku vendas ndaj një lojtari të Fenerbahce-s. Përveç kësaj, disa tifozë të të dyja skuadrave u përplasën dhunshëm në tribuna, duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes.


Pas një ndërprerjeje prej rreth njëzet minutash, Anderlechti dhe Fenerbahce u rikthyen në fushë, duke rifilluar nga minuta e 9-të, momenti kur u ndërpre ndeshja. Pak më vonë, vendasit barazuan duke përfituar nga një gabim i rëndë i portierit turk.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll