Sport

VIDEO / Roma ia del të kualifikohet më tej, eliminohet Gallatasarai!

U kualifikuan gjithashtu Steaua e Bukureshtit dhe Alkmaari, me ekipin holandez që eliminoi Galatasaray-n, duke barazuar 2-2 në Stamboll.

20 Shkurt 2025, 22:19 Nga DOSJA
VIDEO / Roma ia del të kualifikohet më tej, eliminohet Gallatasarai!

ITALI - Roma kalon pa probleme në fazën e 1/8-ave të Europa League-s. Skuadra e kryeqytetit të Italisë mposhti 3-2 Porton në ndeshjen e kthimit të play off-it duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Në ‘Olipico’ vendosën dy golat e Dybalas dhe finalizimi i Pisillit, ndërsa për miqtë shënoi Samu. Në fund pati një autogol nga verdhekuqtë. Në minutën e 51-të Porto luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Eustaquios.

U kualifikuan gjithashtu Steaua e Bukureshtit dhe Alkmaari, me ekipin holandez që eliminoi Galatasaray-n, duke barazuar 2-2 në Stamboll. I vetmi takim që shkoi në shtesë ishte Bodo/Glimt – Twente, por në fund fituan vendësit 5-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll