Sport

Lajme të mira për trajnerin e Anglisë, i rikthehet sulmuesi kryesor për ndeshjen ndaj Shqipërisë!

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gati 2-3 javë duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

20 Shkurt 2025, 17:30 Nga DOSJA
Lajme të mira për trajnerin e Anglisë, i rikthehet sulmuesi

ANGLI - Dëmtimi i pësuar nga Herri Kejn në duelin mes Bajernit të Mynihut dhe Sëlltikut duket se nuk është aq serioz sa u mendua. Pas ekzaminimeve më të imtësishme është mësuar se dëmtimi i sulmuesit në pulpë nuk do ta pengojë që të jetë prezent në startin e fushatës së eliminatoreve të Anglisë për Botërorin e 2026-ës.

Sipas tabloidëve në Britani mësohet se sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gati 2-3 javë duke u rikthyer në kohë për takimet e marsit të Anglisë.

Një herë kampionët e botës do të presin Shqipërinë në “Wembley” më 21 mars ndërsa katër ditë më vonë do të ndeshjen me Letoninë po në të njëjtin stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll