Sport

Sherr presidentësh, Al-Khelaifi fyen Textor: "Ti je një kauboj që ke ardhur nuk e di nga..."

Audioja e takimit të presidentëve të Ligue 1, tashmë ka mbërritur në redaksinë e L'Équipe dhe është bërë virale

20 Shkurt 2025, 16:30 Nga DOSJA
Sherr presidentësh, Al-Khelaifi fyen Textor: "Ti je një kauboj

FRANCE - E përditshmja franceze 'L'Équipe' zbuloi diskutimin intensiv, i cili u zhvillua në korrik 2024, midis Nasser Al-Khelaifi, president i Paris SG dhe John Textor, lider i Lyon.

Në audion në të cilën ka pasur akses gazeta franceze, fjalët 'shkarkuar' mes dy liderëve, janë agresive dhe tregojnë qartë se atmosfera nuk ishte më e mira.

Gjithçka ndodhi gjatë një takimi të presidentëve të klubeve të Ligue 1, të cilët u takuan për të trajtuar çështjet që lidhen me të drejtat televizive për kampionatin më të lartë francez.

“John hesht se nuk kupton gjë, je një kauboj që ka ardhur nga askund për të folur me ne”, tha Khelaifi.

Por nuk ishte i vetmi që i drejtoi gishtin amerikanit, i cili drejton edhe ekipin brazilian në Botafogo. Jean-Pierre Caillot, president i Reims, e ndërpreu Textor.

“Sinqerisht, ne kemi pak kohë”, tha Caillot, duke shkaktuar zemërimin e Textor, i cili konsideroi se duhet të flasin të gjithë dhe jo vetëm presidenti i PSG-së.

"Nasser (Al-Khelaifi), ti je një tiran," ia ktheu Textor.

"John, John, John... Hesht se nuk kupton asgjë. Do të dal nga kjo telefonatë, se po më inatos vërtet. Të betohem se po humb kohën. Do të dal nga takimi, ai nuk kupton asgjë...", ka reaguar lideri i parizienëve.

Në një tjetër 'duel', presidenti i Lens, Joseph Oughourlian akuzoi pronarin e PSG-së për një konflikt interesi: "Nasser (Al-Khelaifi), mendoj se ju duhet të respektoni presidentët e tjerë për këtë çështje."

Përgjigja e Katarit ishte e fortë: “Ju jeni inteligjent dhe biznesmen, por nuk kuptoni asgjë nga media”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll