Sport

VIDEO / Dortmundi kalon më tej në Champions, eliminon Sportingun!

Borussia e Dortmund-it kualifikohet mes 16 skuadrave më të mira të këtij edicioni të Champions League. Skuadra verdhezi barazoi 0-0 me Sportingun e Lisbonës, por falë fitores së thellë 0-3 në kryeqytetin e Portugalisë vijon në raundin tjetër.

19 Shkurt 2025, 22:59 Nga DOSJA
VIDEO / Dortmundi kalon më tej në Champions, eliminon Sportingun!

GJERMANI - Borussia e Dortmund-it kualifikohet mes 16 skuadrave më të mira të këtij edicioni të Champions League. Skuadra verdhezi barazoi 0-0 me Sportingun e Lisbonës, por falë fitores së thellë 0-3 në kryeqytetin e Portugalisë vijon në raundin tjetër.

Borussia Dortmund menaxhoi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave pa humbur asnjëherë kontrollin, por pa marrë rreziqe të panevojshme. Rui Silva dhe një sinjalizim për pozicion jashtë loje i mohuan BVB-së gëzimin e golit, ndërsa Sportingu nuk arriti asnjëherë të gjente rrugën e rrjetës. Penalltia e humbur nga Guirassy në fund nuk ndikoi në kuaifikiminin e verdhezinjve.

Në ndeshjen e parë, golat u shënuan nga Serhou Guirassy në minutën e 60-të, Pascal Groß në të 68-ën dhe Karim Adeyemi në të 82-ën.

<iframe width='640' height='400' src='https://hoofoo42.fooroomtyv.com/embed/6O8jwUmaRuROu' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll