19 Shkurt 2025, 17:45
Nga DOSJA
FRANCE - Një projekt-ligj francez që ndalon shaminë në sport, kjo gjë mori reagime të mërkurën nga Studentët Muslimanë të Francës (EMF). EMF është një organizatë studentore mbarëkombëtare, ajo e përshkroi projektligjin si "racist, islamofobik dhe seksist", duke argumentuar në një deklaratë në X, ku thuhet se ai minon parimet e barazisë.
Këtë javë, Senati francez do të debatojë dhe votojë një projekt-ligj, që synon të zgjasë ndalimin e simboleve fetare – përfshirë shamitë – në të gjitha garat sportive në Francë. “Nën maskën e mbrojtjes së shtetësisë dhe rendit publik, në fakt krijon nënqytetarë,” tha EMF, duke shtuar se sporti po përdoret gjithnjë e më shumë, si një skenë për diskriminim. Organizata theksoi se është urgjente të kundërshtohet "politika e kontrollit dhe sanksioneve", që synojnë veçanërisht myslimanët.
EMF e karakterizoi projektligjin, të prezantuar vitin e kaluar nga politikani konservator Michel Savin, si "një fantazi separatizmi" në sport, që mbështetet në "shifra të paqarta dhe margjinale" për të prodhuar një "problem publik". “Hapësira publike nuk duhet të bëhet një vend përjashtimi”, shtoi EMF, duke theksuar se sporti duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
Përveç ndalimit të shamisë, legjislacioni i propozuar kërkon gjithashtu të ndalojë lutjet kolektive në objektet sportive të financuara nga publiku. Të martën, Amnesty International u kërkoi gjithashtu ligjvënësve francezë të kundërshtojnë projektligjin.
Në vitin 2022, një tjetër përpjekje për të ndaluar veshjet fetare në sport u refuzua nga Senati francez. Edhe nëse senatorët mbështesin projektligjin këtë javë, ai duhet të miratohet nga dhoma e ulët e ndarë e Francës për t'u bërë ligj.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Shkurt 2025, 17:03
TIRANE - Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Frank Paauw zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrt...
Sport
19 Shkurt 2025, 16:35
FRANCE - Fitorja 3-0 e PSG-së në ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, nuk la asnjë dyshim për epërsinë e parizien...
Sport
19 Shkurt 2025, 16:25
ITALI - Vendimi është marrë edhe pse nuk është bërë publik. Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për The...
Sport
19 Shkurt 2025, 16:09
SHKODER - Vllaznia vijon të ketë kualitet në majën e sulmit, duke rinovuar me bomberin e tyre.
Bekim Balaj dhe klubi shkodran kanë r&e...
Sport
19 Shkurt 2025, 15:51
ANGLI - Edhe pse tashmë dihej se dëmshpërblimi që Manchester United i pagoi Erik ten Hag kishte qenë i rëndë.
Këtë...
Sport
19 Shkurt 2025, 15:40
ITALI - Pas kritikave të ashpra ndaj arbitrit në ndeshjen e parë të play-offit të Europa League, Claudio Ranieri është më...
Sport
19 Shkurt 2025, 15:30
ANGLI - Avioni privat i Cristiano Ronaldos ndodhet në Mançester që nga e premtja, gjë që ka bërë mjaft bujë mes tifoz&...
Sport
19 Shkurt 2025, 15:23
ITALI - Lamtumira në Champions League, pas barazimit të djeshëm (1-1) me Feyenoordin, në ndeshjen e dytë të play-off-it ...
Sport
19 Shkurt 2025, 15:01
ITALI - Prokuroria e Romës të mërkurën kërkoi që italiani Aurelio De Laurentiis, presidenti dhe aksionari i shumicës s&e...
Sport
19 Shkurt 2025, 14:39
TURQI - Të enjten në mbrëmje, dy armiqtë e mëdhenj të futbollit turk, Galatasaray dhe Fenerbahçe, do të përballen...