Sport

Erik ten Hag ‘i boshatis’ kasafortën Man. United, si dëmshpërblim…

Holandezi u largua nga klubi në tetor të vitit të kaluar, pasi u zëvendësua nga Ruben Amorim

19 Shkurt 2025, 15:51 Nga DOSJA
Erik ten Hag  ‘i boshatis’ kasafortën Man. United, si

ANGLI - Edhe pse tashmë dihej se dëmshpërblimi që Manchester United i pagoi Erik ten Hag kishte qenë i rëndë.

Këtë të mërkurë klubi publikoi të dhënat e llogarive për tre muajt e fundit të 2024 dhe shuma u zyrtarizua: holandezi futi në xhep së bashku me ekipin e tij teknik plot 14.5 milionë paund (rreth 17.8 milionë euro), pasi u shkarkua nga klubi anglez.

Ten Haag u largua dhe Ruben Amorimi mbërriti. 10 vitet e fundit të Man.United, veçanërisht pas 'mbretërimit' të Sir Alex Ferguson, kanë qenë të tilla, të shënuara nga ardhjet dhe largimet e njëpasnjëshme të trajnerëve, pa arritur askush të vendoset realisht në Old Trafford.

Dhe në çdo largim ka dëmshpërblime për t'u paguar, një vlerë që në dekadën e fundit tashmë i ka kaluar 87 milionë eurot.

Shtypi anglez bëri llogaritë dhe shifrat janë në fakt kolosale: David Moyes mori 6 milionë euro dhe Van Gaal 10.1 milionë. José Mourinho u largua në dhjetor 2018 me 23.6 milionë, i ndjekur nga ekipet e trajnerëve të Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick, me një total prej 29.8 milionë. 

Basti tani bie mbi Ruben Amorim, me kontratë deri në qershor 2027.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll