Sport

Alarm te Milani!... Takim urgjent mëngjesin e sotëm pas eliminimit nga Champions

Kuqezinjtë eliminohen në play-off nga holandezët e Feyenoord

19 Shkurt 2025, 15:23 Nga DOSJA
Alarm te Milani!... Takim urgjent mëngjesin e sotëm pas eliminimit nga

ITALI - Lamtumira në Champions League, pas barazimit të djeshëm (1-1) me Feyenoordin, në ndeshjen e dytë të play-off-it për kalimin në 1/16-të e kompeticionit, ndezi kambanat e alarmit te Milani.

Sipas shtypit të vendit, mëngjesin e sotëm ka pasur një mbledhje urgjente në qendrën stërvitore të kuqezinjve, ku është analizuar eliminimi dhe implikimet e saj.

Drejtimi sportiv, i kryesuar nga Zlatan Ibrahimovic, Sérgio Conceição, stafi dhe lojtarët, vendosën si objektiv të detyrueshëm arritjen me çdo kusht, të paktën në vendin e katërt në kampionat.

Është thelbësore të sigurohet një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe kështu të mbahet klubi në elitën evropiane.

Por Milani, aktualisht në vendin e 7-të dhe nuk ka shumë kohë për të vajtuar, pasi skuadra e Conceiçãos kthehet në Serie A të shtunën e ardhshme, e ndjekur nga Bologna të mërkurën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll