Sport

“Nuk hyj i qetë në asnjë ndeshje futbolli”… Luis Enrique mendon vetëm fitoren

“Duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, edhe pse ai ekziston dhe është pozitiv. Objektivi i vetëm është fitorja”

19 Shkurt 2025, 16:35 Nga DOSJA
“Nuk hyj i qetë në asnjë ndeshje futbolli”…

FRANCE - Fitorja 3-0 e PSG-së në ndeshjen e parë, jashtë shtëpisë, nuk la asnjë dyshim për epërsinë e parizienëve. Sot në Parc des Princes të gjithë presin që skuadra e Luis Enrique të festojë vendin në 1/16, por trajneri u shpreh dje i kujdesshëm.

"Nuk e prisnim këtë rezultat në ndeshjen e parë. Bresti është një ekip i strukturuar mirë dhe mund të na shkaktojë probleme. Duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, edhe pse ai ekziston dhe është pozitiv.

Objektivi i vetëm është fitorja. Nuk do të jem në asnjë ndeshje futbolli i qetë", tha spanjoli, mungesa e të cilit është Zaire-Emery.

Nga ana e Brestit, trajneri Éric Roy ishte pragmatik. "Ne e dimë se nuk do ta fitojmë Champions League. Ajo që është shumë e rëndësishme është imazhi që lëmë pas. Nuk jemi në situatat më të mira, por kemi një ndeshje për të luajtur", theksoi trajneri francez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll