Sport

Avioni privat i Cristiano Ronaldos ndodhet në Mançester, që nga e premtja…

Prania e avionit në aeroportin e qytetit ka krijuar shumë kuriozitet te tifozët anglezë

19 Shkurt 2025, 15:30 Nga DOSJA
Avioni privat i Cristiano Ronaldos ndodhet në Mançester, që nga

ANGLI - Avioni privat i Cristiano Ronaldos ndodhet në Mançester që nga e premtja, gjë që ka bërë mjaft bujë mes tifozëve anglezë, sipas ‘The Sun’.

“Bombardier Global Express 6500” me ngjyrë të zezë, me vlerë 73 milionë euro, është parë teksa Manchester City është nisur drejt Spanjës, ku sot do të përballet me Real Madridin në Champions League.

Por mesa duket, avioni ka një dritare të çarë dhe ndodhet në atë qytet anglez për riparime. Inxhinierët, sipas ‘The Sun’, presin që të mbërrijnë pjesët dhe avioni nuk do të largohet nga aeroporti derisa të jetë 100 për qind funksional.

Gazeta shpjegon gjithashtu se nuk dihet nëse Ronaldo ishte në bord kur avioni mbërriti në Mançester. Ylli portugez i Al Nassr luajti të enjten në kampionat kundër Al Ahli, por mungoi të hënën në ndeshjen kundër Persepolis, për Ligën e Kampionëve Aziatike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll