Aktualitet

Nuk zbatoi thirrjen për të ndaluar, policia në ndjekje të automjetit që u largua me shpejtësi në Vlorë, dyshohet se drejtuesi ishte i armatosur

Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vendosur në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas duke dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit.

19 Shkurt 2025, 13:00 Nga M.B
Nuk zbatoi thirrjen për të ndaluar, policia në ndjekje të
Foto ilustruese

VLORA- Një aksion ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës nga ku mësohet se efektivët e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar një automjeti. Drejtuesi i automjetit i ka dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi.

Ndërkohë, Forcat Shqiponja dhe FNSH janë vendosur në ndjekje të tij, por shoferi ka mundur që të arratiset duke kaluar në rrugën e vjetër të Panajas, e më pas duke dalë nga qytetit i Vlorës për t’u larguar drejt Fierit. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë qenë i armatosur.

vlora

Sondazh

Poll