Aktualitet

10 kg eksploziv/ Sot në mesditë u shemb me shpërthim të kontrolluar banesa 6-katëshe në Astir (VIDEO)

10 Janar 2020, 09:13 Nga DOSJA
10 kg eksploziv/ Sot në mesditë u shemb me shpërthim të

Tiranë- Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh në zonën e Astirit. Njoftohet se shembja e objektit 6 katësh në zonën e Astirit u bë në orën 15:30 me 10 kg lëndë plasëse.

“IKMT do të  shembë  sot në  orë n 15.30 me shpërthim të kontrolluar një  objekt 6     katësh në  zonën e “Astir” në gjurmën ku do të kalojë  Unaza e re. Në trupin e objektit    janë  hapur 250 furnela (vrima) ku do të vendosen 10 kg lëndë plasëse”., thuhej në njoftimin e IKMT-së.

Projekti i Unazë së Re është kundërshtuar nga banorët e Astirit.  Në muajin nëntor në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazin lotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët u shprehën se pas prishjes së ndërtesave, ata janë në qiell të hapur dhe për këtë akuzuan qeverinë Rama. Disa ditë më vonë u shembën edhe disa objekte të tjera, por nuk pati rezistencë nga banorët. Po kështu ditën e djeshme, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi 5 objekte të tjera në zonën e Astirit, pranë sheshit “Shqiponja”.

J.V; A.M, E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet projekti i unazes se re shembet banesa 6 katëshe në astir projekti i unazes se re shembet banesa 6 katëshe në astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...