Aktualitet

U fsheh në errësirë dhe priti sa fjetën të gjithë, si i zuri frymën gruaja dajës së Adelina Tahirit për pasurinë, mes

10 Janar 2020, 08:55 Nga DOSJA
U fsheh në errësirë dhe priti sa fjetën të gjithë,

MAQEDONI Detaje të reja dalin në dritë nga tentativa për vrasje që i ka ndodhur dajës së këngëtares së njohur, Adelina Tahirit.

Ngjarja e rëndë, e shënuar pak ditë më parë, ku përfshihej një biznesmen i njohur në Maqedoni, njëkohësisht dhe daja i këngëtares, vijon me të tjera detaje.

Sipas informacioneve të siguruara nga news31.al, bashkëshortja e pronarit të televizionit Era, në Maqedoni, kishte planifikuar gjithçka me detaje, si në skenat e një filmi. Ajo ka pritur derisa ka mbërritur mesnata, për të kryer krimin perfekt. Pasi biznesmeni, Abdullah Mehmetaj ka rënë për të fjetur, ka nisur misioni për vrasjen e tij.

Bashkëshortja pasi është siguruar ta lidhë në këmbë dhe në duar, në krevatin ku flinte gjumë, ka pritur deri sa kanë fjetur të gjithë, dhe ka marrë një jastëk, për të lënë pa ndjenja Mehmetajn. Por duket se nuk ja ka dalë, pasi biznesmeni e ka shtyrë me forcë. Duke mos ja arritur qellimit, agresorja ka vaprapuar në katin e parë, dhe është fshehur në një dhomë në errësirë, ndërsa ka siguruar dhe një çekiç me vete.

Pasi Abdullah Mehmetaj është afruar tek agresorja, ajo e ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe në dorë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Megjithatë, biznesmeni ka arritur të shpëtojë nga tentativa për ta vrarë dhe gjendet në spital.

Adelina Tahiri ndau në rrjete sociale lajmin e Abdullah Mehmetajt, biznesmenit nga Maqedonia, që është njëkohësisht dhe familjar i ngushtë i këngëtares.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abdullah mehmetaj adelina tahiri biznesmeni në maqedoni ngjarje e rëndë abdullah mehmetaj adelina tahiri biznesmeni në maqedoni ngjarje e rëndë

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...