Aktualitet

“Më ruaj gruan”, porosia e vëllait nga burgu solli vrasjen, Enkeleda kishte urdhër mbrojtjeje

10 Janar 2020, 08:34 Nga DOSJA
“Më ruaj gruan”, porosia e vëllait nga burgu solli

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje rë reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Paskuqanin, mëngjesin e sotëm. Mësohet se burri i 39-vjeçares, Enkeleda Çapokut ishte në burg dhe i dënuar me 10 vite për drogë.

Në momentin që kishte rënë në burg, ai i kishte lënë porosi të vëllait (autorit të krimit), Eredet Çapokut që t’ja ruante gruan dhe të gjitha lëvizjet e saj. Pikërisht nga kjo porosi mes viktimës dhe autorit ka pasur debate të shumta. I pari daton vetëm 6 muaj më parë, pasi Enkeleda Çapoku e akuzoi kunatin në polici se e përndiqte.

Viktima u pajis me urdhër mbrojtjeje dhe u largua nga banesa ku jetonin të gjithë bashkë më parë, por sërish kjo gjë nuk shërbeu që të parandalonte krimin e rëndë. Autori pretendnte se fotot dhe të dhënat që merrte ia kishte lënë porosi i vëllai nga burgu dhe duhet t’i bënte.

Enkeleda Çapoku u vra në mënyrë barbare nga kunati i saj Eredet Çapoku, i cili prej kohësh e përndiqte kudo dhe i bënte foto. Me një shkop druri, ai e rrahu kunatën derisa dha shpirt.

(f.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton capoku enkeleda çapoku eredet capoku krim në familje në tiranë elton capoku enkeleda çapoku eredet capoku krim në familje në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2020, 08:14

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat b...