Aktualitet

10 Janar 2020, 08:14 Nga DOSJA

ITALI– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali ku zjarri i mori jetën një vogëlusheje 7-vjeçare shqiptare. Të njëjtat burime tregojnë se çfarë ka treguar nëna e shqiptares, me origjinë nga Bullgaria, pas momenteve të tragjedisë që përfshinë familjen e saj.

U zgjova nga tymi dhe ndriçimi i flakëve, por zjarri tashmë kishte përpirë pjesën më të madhe të shtëpisë. Munda të marrë me vete vetëm vajzën më të vogël,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Ne po flinim së bashku në të njëjtin shtrat. Pasi vajza më e vogël u shpëtua, u ktheva për të marrë vajzën tjetër. Kishte shumë tym, nuk më linte të merrte frymë dhe nxehtësia më digjte lëkurën. Pastaj, për fat të mirë, karabinierët arritën, pastaj zjarrfikëset, të cilët arritën ta nxjerrin fëmijën tim jashtë,”- mësohet të jetë shprehur më tej bullgarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në Servigliano, një qytezë në provincën italiane të Fermos. Zjarri përfshiu banesën ku jetonte kosovari me familjen e tij dhe i mori jetën vogëlushes 7-vjeçare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet 7 vjecarja shqiptare familja kosovare ne itali itali digjet 7 vjecarja shqiptare familja kosovare ne itali itali

Sondazh

Poll