19 Shkurt 2025, 10:36
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës i ka dërguar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të urdhëruar paraqitjen e Kryeministrit Albin Kurtit si dëshmitarë për rastin e rezervave shtetërore. Bëhet me dije se kërkesa është dërguar javën e shkuar teksa Departamenti Special i Gjykatës Themelore konfirmon pranimin e kërkesës dhe thotë se është duke e shqyrtuar.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata", thotë Gjykata.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është thirrur si dëshmitar në dhjetor të 2024 për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore. Kurti nuk u paraqit në këtë në atë kohë pasi ndodhej jashtë vendit. Gjithashtu Kurti pati deklaruar se dëshminë mund ta japë nga zyra e tij në kryeministri.
“Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë", tha Kurti.
Kjo mundësi u hodh poshtë nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Kjo bëri që Kurti ta cilësonte Isufajn edhe si regjisor të një skenari ku kryeministri i vendit shfaqej duke hyrë brenda objektit të Prokurorisë Speciale për intervistim.
Nëse edhe këtë herë, Kurti refuzon të shkojë për të dhënë dëshminë e tij, ai mund të gjobitet deri në 250 euro. Gjithashtu mësohet se mund të bëhet edhe një ftesë tjetër për të, në rast të refuzimit edhe për këtë, Kurti mund të vihet në paraburgim.
albin kurti
Politike
19 Shkurt 2025, 10:19
B.Z
Kurti, Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë s&...
Politike
19 Shkurt 2025, 09:49
B.Z
Ajola Xoxa
TIRANË - Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Velia...
Politike
19 Shkurt 2025, 09:36
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur akuza këtë të mërkurë se Pa...
Politike
19 Shkurt 2025, 09:24
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës ...
Politike
19 Shkurt 2025, 08:54
M.B
Alex Soros dhe Edi Rama
MYNIH- Alex Soros duket se nuk e lë dot jashtë rrjeteve të tij sociale kryeministrin Edi Rama i cili në fa...
Politike
19 Shkurt 2025, 09:09
B.Z
Gentian Sula
TIRANË - Biznesmeni, Gentian Sula, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posa&...
Politike
19 Shkurt 2025, 07:03
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Arrestimi për korrupsion i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e trajtuam me detaje në 12...
Politike
18 Shkurt 2025, 22:39
B.Z
Brunner, Meloni
ITALI - Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti sot në Palazzo Chigi Komisionerin Evropian për Punët e Brendshme, Magn...
Politike
18 Shkurt 2025, 20:20
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e burgut. Në një postim në rrjete so...
Politike
18 Shkurt 2025, 19:27
B.Z
Blendi Klosi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të martë zgjed...