Politike

"Erioni dirigjon mediat nga burgu"/ Berisha publikon mesazhin: Vëllai i Veliajt po shpërndan qeset me para për të mbrojtur "Lal Vjedhësin"!

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili thotë se fillimisht Arbër Veliaj u ka kërkuar mediave dhe portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu dhe se strategjia e tyre është që ta kthejnë në një çështje hetimi jo normale kur në fakt është një çështje e pastër korrupsioni.

19 Shkurt 2025, 10:40 Nga B.Z
"Erioni dirigjon mediat nga burgu"/ Berisha publikon mesazhin:
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar këtë të mërkurë se vëllai i Erion Veliajt, Arbër Veliaj po paguan shuma të mëdha parash për të mbrojtur kryebashkiakun.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital i cili thotë se fillimisht Arbër Veliaj u ka kërkuar mediave dhe portaleve që të publikohen sulmet e Veliajt nga burgu (teksa përmend edhe disa media që sipas tij janë financuar me shuma të konsiderueshme monetare).

Sipas denoncimit strategjia e vëllezërve Veliaj është që ta kthejnë situatën në një çështje hetimi jo normale kur në fakt është një çështje e pastër korrupsioni.

Sipas denoncimit, Arbër Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milionë euro reklama në 10 vite që Veliaj është kryetar bashkie në Tiranë nga 2015 deri në 2025. Më tej thuhet se vetëm nga kompania One ai ka marrë rreth 5 milionë euro vitin e fundit ku ndër to, të pakten 1 milione euro sipas tij kësaj kompanie ja ka dhënë vetë Erion Veliaj.

Postimi i Berishës:

Vëllai i Erion Veliajt shpërndan qeset me para për Lali Vjedhësin!

Të dashur miq, vëllai i Lali Vjedhësit, Arbër Veliaj, që mori miliona euro nga Bashkia e Tiranës, erdhi nga Vjena dhe po shpërndan qeset me para mediave për të mbrojtur kryehajdutin e Tiranës!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Miremengjes dr. Arber Veliaj eshte kthyer para tre ditesh ne Tirane (nga Vienna aty ku ka seline qendrore te komapnise dhe ku shoqerohet me Mirel Mertirin, prestanome. E Inceneratorit Tirane qe edhe pse eshte ne kerkim nderkombetar, ai jeton ne mes te Viennes) dhe ka filluar fushaten e sulmeve ndaj prokuroreve te SPAK dhe gjyqtareve te GJKKO nepermjet mediave qe sponsorizon.

Fillimisht Arber Veliaj u ka kerkuar mediave e portaleve qe te publikohen sulmet e Veliajt nga burgu.
E ka takuar dy dite me pare te vellain ne burg ne Durres ku kane ndertuar skemen sebashku.
Po jepen Para dhe me canta per te sulmuar dhe akuzuar kedo, me qellim qe te dale Erioni ne Apelin e Posacem me Gjyqtare Ilirjana Olldashi.

Erioni dirigjon nga burgu dhe Arbri paguan parate cash, sic paguan dhe rrogat e nje TV qe shpif kunder PD non stop qe eshte ABC Neës dhe Sokol Balla pershembull ka mare 300.000 euro prej tij
Strategjia e vellezerve Veliaj eshte qe kete ceshtje ta kthejne ne ceshtje brekesh kur eshte ceshtje e paster korrupsioni dhe parash ne skema oktapodi si mafie korrupsioni.

Jane perfshire mediat e paguara edhe nga inceneratoret dhe jane po i njejti grup i strukturuar kriminal.
Shkojne sa tek Ajola tek Arber Veliaj tek Carlo Bollino tek Taulant Balla tek Mero Baze tek Rudina Xhunga etj
Arber Veliaj ka qarkulluar rreth 30 milione euro reklama ne 10 vite qe Veliaj eshte kryetar bashkie Tirane 2015-2025.
Vetem nga kompania One ai ka mare rreth 5 milione euro vitin e fundit ku nder to, te pakten 1 milione eur, kesaj kompanie ja ka dhene vete Erion Veliaj.

Sondazh

Poll