Politike

Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, gjyqtarja Olldashi tërhiqet nga gjykimi i çështjes, dosja i kalon Engert Pëllumbit

Mësohet se gjyqtarja Iliriana Olldashi ka paraqitur një raport për paaftësinë e përkohshme në punë, dhe çështja i ka kaluar për gjykim gjyqtarit Engert Pëllumbi.

19 Shkurt 2025, 09:49 Nga B.Z
Ajola Xoxa ankimoi sekuestron e celularit, gjyqtarja Olldashi tërhiqet nga
Ajola Xoxa

TIRANË - Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së që do të shqyrtonte ankimimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës për sekuestrimin e sendeve të saj, është zëvendësuar.

Mësohet se gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka paraqitur një raport për paaftësinë e përkohshme në punë, dhe çështja i ka kaluar për gjykim gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Njoftimi i Gjykatës:

Duke qenë se, gjyqtare Iliriana Olldashi ka paraqitur aktin ‘Raport për paaftësinë e përkohshme në punë’, çështja nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “*” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, sipas disponimit nr. 01 Prot., datë 06.01.2025 të Zëvendëskryetarit të gjykatës “Lista vjetore e miratuar që përcakton gjyqtarët për gjykimet e rasteve urgjente”, i kaloi per gjykim trupit gjykues monokratik pasardhës, gjyqtarit Engert Pëllumbi.

Ajola Xoxës iu sekuestrua celulari nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Poll