Politike

"Emigrantët po marrin telefonata..."/ Denoncon Xhixho: Patronazhistët e PS-së organizohen për të manipuluar votën e diasporës!

Xhixho thotë se të dhënat të cilat supozohet t’i ketë vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vënë në shërbim të patronazhistëve të PS, dhe kjo sipas saj është një krim zgjedhor. Xhixho shprehet se PL po përgatit një dosje dhe autorët e këtij skandali do të mbajnë përgjegjësi direkte për krimin zgjedhor që po përgatisin.

19 Shkurt 2025, 09:36 Nga B.Z
"Emigrantët po marrin telefonata..."/ Denoncon Xhixho:
Erisa Xhixho

TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur akuza këtë të mërkurë se Partia Socialiste ka organizuar një grup për manipulimin e votës së emigrantëve.

Në një postim në rrjete sociale, Xhixho shkruan se shoqata “Skënderbeu” në Parma të Italisë ka marrë qytetarët në telefon dhe u ka thënë “hajdeni t’u regjistrojmë” dhe pasi i kanë ndihmuar të regjistrohen, u thonë sipas Xhixhos, “do votojmë të gjithë këtu te shoëata ëë të nisim bashkë postën”.

Xhixho shton se një tjetër qytetare në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është regjistruar dhe ka marrë miratimin nga KQZ, është telefonuar nga një numër shqiptar dhe i është kërkuar të jetë në një takim të Taulant Ballës.

Xhixho thotë se të dhënat të cilat supozohet t’i ketë vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vënë në shërbim të patronazhistëve të PS, dhe kjo sipas saj është një krim zgjedhor. Xhixho shprehet se PL po përgatit një dosje dhe autorët e këtij skandali do të mbajnë përgjegjësi direkte për krimin zgjedhor që po përgatisin.

Postimi i Xhixhos:

Foletë e patronazhistëve në diasporë do ndëshkohen masivisht në 11 maj

Sinjalizimet nga diaspora flasin për një punë të organizuar për manipulimin e votës së emigrantëve. Sistemi i patronazhimit është zgjeruar edhe përtej kufijve të Shëipërisë.

Shoqata “Skënderbeu” në Parma të Italisë ka guxuar të marrë ëytetarët në telefon dhe t’u thotë “hajdeni t’u regjistrojmë” dhe pasi i ndihmojnë të regjistrohen, u thonë “do votojmë të gjithë këtu te shoëata ëë të nisim bashkë postën”.

Një qytetare në Dyseldorf të Gjermanisë, pasi është regjistruar dhe ka marrë miratimin nga KQZ, është telefonuar nga një numër shqiptar dhe i është kërkuar të jetë në një takim të Taulant Ballës.

Nga dalin të dhënat, të cilat supozohet t’i ketë vetëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve? Si janë vënë në shërbim të patronazhistëve të PS?

Përpjekje të tilla, tërësisht në shkelje të ligjit, janë tregues i frikës së ëeverisë “Rama” nga vota popullore, nga vota e atyre ëë u larguan nga ky vend sepse nuk panë asnjë shpresë për të ardhmen.
Forma të tilla të manipulimit dhe vjedhjes së votës janë tipike për Rilindjen. Përdorimi i të gjithë makinerisë shtetërore për të mbajtur me çdo kusht pushtetin, duke e ditur se shumica e ka braktisur, është prova më e qartë e dëshpërimit të kësaj ëeverie.
Ne po përgatisim dosjen dhe autorët e këtij skandali do të mbajnë përgjegjësi direkte për krimin zgjedhor që po përgatisin.

Sondazh

Poll